Ambasadori Faruk Ajeti: Visar Morina, nga Çikatova e Vjetër drejt skenës botërore të kinemasë
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka pritur në ambasadë regjisorin e njohur kosovar Visar Morina, duke e cilësuar atë një nga emrat më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare dhe një artist me vizion të jashtëzakonshëm. Në një postim publik, Ajeti vlerësoi rrugëtimin e Morinës, i cili nga Çikatova e Vjetër e Drenicës ka arritur të afirmohet në skenat më prestigjioze të kinemasë ndërkombëtare. Sipas tij, filmi më i ri i regjisorit, “Shame and Money”, është vlerësuar me çmimin kryesor në Filmfest München dhe Sundance Film Festival, duke e afruar atë drejt një nominimi për çmimin Oscar. Ambasadori theksoi se suksesi i Morinës nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një histori suksesi për Kosovën, që dëshmon potencialin krijues dhe talentin e artistëve...
Burimi:
kultplus.com