Ambasadori britanik pret artistët dhe organizatorët e Sunny Hill Festival para nisjes së festivalit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në Rezidencën Britanike artistë, organizatorë dhe miq të Sunny Hill Festival, në prag të edicionit të sivjetmë të festivalit. Në një postim, Hargreaves e cilësoi Sunny Hill Festival si një festë të jashtëzakonshme të talentit artistik që lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovën. “Sunny Hill Festival është një festë e mrekullueshme e talentit artistik që lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovën. Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Rezidencën Britanike performuesit, organizatorët dhe miqtë e festivalit për të festuar muzikën, kreativitetin dhe miqësinë mes dy vendeve tona, përpara një tjetër edicioni fantastik të Sunny Hill Festival”, ka shkruar ai. Ambasadori u uroi organizatorëve, artistëve dhe publikut një festival të paharrueshëm, duke vlerësuar rolin e Sunny...
Burimi:
kultplus.com