Ambasada e Kosovës në Lisbonë vlerëson koncertin humanitar të Gardës Kombëtare Republikane të Portugalisë
Ambasada e Kosovës në Lisbonë ka përshëndetur koncertin humanitar të Bandës Simfonike të Gardës Kombëtare Republikane të Portugalisë(GNR), i cili u mbajt në kopshtet e Pallatit Kombëtar të Queluz-it, në mbështetje të Ligës Portugeze kundër kancerit. Koncerti solli së bashku muzikën, solidaritetin dhe shërbimin publik në një mbrëmje të veçantë, me qëllim mbledhjen e fondeve për mbështetjen e pacientëve me kancer dhe familjeve të tyre. Ambasada e Kosovës në Lisbonë theksoi se mbështetja e nismave të tilla, që promovojnë humanizmin, përgjegjësinë shoqërore dhe bashkëpunimin, pasqyron vlerat e përbashkëta mes Kosovës dhe Portugalisë, përcjell KultPlus. “Përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës, e cila vlerësoi rolin e artit dhe kulturës në promovimin e solidaritetit dhe...
Burimi:
kultplus.com