“Alo”, poezi nga Ardiana Thaçi

“Alo”, poezi nga Ardiana Thaçi

Asht kodi që nis frymën përtej diçkaje
të pakuptueshme,
kur trupi s’pranon komandat prej nalt,
por prej qendrës së majtë t’gjoksit.Rrënqethem, dridhem, ulem,
kthej përgjigje: alo…
S’e ndigjoj çka flitet,
por e ndjej prekjen.Asht e pashpjegueshme, gati përtej normales,
me ndje diçka pa pamje, pa tela,
veç frymë dridhëse
prej kilometrash largësi.Alo, a më ndigjon?
Po, po, këtu jam.
I mbylli sytë: a jam këtu vërtet,
apo jam hutue prej asaj që ndjej? ObserverKult Lexo edhe: Ardiana Thaçi: O vetja jem, hipokrite…