Aktori i njohur i filmit “Komisari Rex” në Durrës si stërnip i Moisiut të madh
Aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Prania e tij, si stërnip i aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiu, përveç nipërve Berggruen të Moisiut që u nderuan nga UAMD, e bëri dhe më emocionale ceremoninë. Burkhard është i mirënjohur për rolet e tij, mes të cilave ato në filmat “Komisari Rex” dhe “Të pamëshirshmit”. Ai mbajti një profil të ulët dhe tejet modest gjatë pranisë në universitet, ndaj pakkush e njohu. Mes të paktëve ishte dhe pedagogja e turizmit Dr. Brunilda Licaj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv