Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës

Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Goethe-Institut ka hequr fusnotën (*) nga emri i Republikës së Kosovës në platformën e saj. Sipas Ajetit, ndryshimi erdhi pas reagimeve të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Gjermani. Ai tha se tashmë Kosova paraqitet në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera, duke e cilësuar këtë si rezultat të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve. Ajeti u bëri thirrje qytetarëve që, në rast se hasin institucione apo kompani gjermane që e paraqesin Kosovën ose qytetet e saj në mënyrë të pasaktë, ta njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Gjermani përmes adresës [email protected], duke dërguar edhe dëshmitë përkatëse, në mënyrë që rastet të adresohen dhe të korrigjohen./KultPlus.com