AIDSSH përkujton avokatët e përndjekur gjatë diktaturës

AIDSSH përkujton avokatët e përndjekur gjatë diktaturës

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejtësisë Penale, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) organizoi veprimtarinë përkujtimore “Mbrojtja nën Pranga: Përkujtimi i avokatëve mbrojtës dhe shtypja e drejtësisë (1944–1966)”, kushtuar historisë së avokatëve të përndjekur dhe goditjes së mbrojtjes ligjore gjatë regjimit komunist. Kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula, theksoi se aktiviteti nuk synon vetëm të kujtojë disa fate individuale, por të rindërtojë historinë e një profesioni dhe të kuptojë se çfarë ndodhi me të drejtën e mbrojtjes në Shqipëri. “Sot, duke kujtuar avokatët e përndjekur, nuk ndërtojmë vetëm një listë viktimash. Ne përpiqemi të rindërtojmë historinë e një profesioni. Të kuptojmë çfarë ndodhi me të drejtën e mbrojtjes. Të dallojmë mekanizmin që e ktheu politikën në akuzë dhe akuzën në dënim”, u shpreh...