AdZM Shkodër apel operatorëve turistikë: Shmangni lëvizjen në zonat e folezimit të shpendëve

AdZM Shkodër apel operatorëve turistikë: Shmangni lëvizjen në zonat e folezimit të shpendëve

Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër u ka bërë thirrje guidave turistike dhe operatorëve që zhvillojnë ture në Rezervatin Natyror të Menaxhuar (RMN) Liqeni i Shkodrës të tregojnë kujdes të veçantë gjatë lëvizjes me mjete lundruese në zonat e mbuluara me zambakë uji. Sipas apelit, këto habitate përbëjnë zona të rëndësishme folezimi dhe strehimi për shumë lloje shpendësh, mes tyre edhe dallëndyshja faqebardhë e detit. Autoritetet theksojnë se hyrja e vazhdueshme me mjete lundruese në këto zona shkakton shqetësim gjatë periudhës së folëzimit, duke rrezikuar braktisjen e foleve, dëmtimin e vezëve dhe uljen e suksesit riprodhues të kësaj specieje, e cila ka një rol të rëndësishëm në biodiversitetin e Liqenit të Shkodrës. Në kuadër të mbrojtjes së vlerave natyrore të rezervatit, guidat dhe operatorët turistikë...