91 vjet nga lindja e stilistit legjendar Giorgio Armani

91 vjet nga lindja e stilistit legjendar Giorgio Armani

Sot shënohen 91 vjet nga lindja e stilistit italian Giorgio Armani, një prej emrave më të njohur dhe më me ndikim në historinë e modës bashkëkohore. I lindur më 11 korrik 1934 në Piacenza të Italisë, Armani themeloi shtëpinë e modës që mban emrin e tij në vitin 1975, duke u bërë i njohur për stilin minimalist dhe kostumet elegante që ndryshuan mënyrën e të veshurit në modën moderne. Përveç koleksioneve të veshjeve, marka Armani u zgjerua edhe në parfume, kozmetikë, mobilim shtëpie, hotele luksoze dhe aksesorë, duke u shndërruar në një nga emrat më të suksesshëm të industrisë së modës. Giorgio Armani ndërroi jetë më 4 shtator 2025, ndërsa trashëgimia e tij vazhdon të mbetet një nga më të rëndësishmet në botën e modës./KultPlus.com