8761 vizitorë në muajin prill në muzeun ikonografik “Onufri”
Muzeu “Onufri” ka një koleksion të pasur, që përbëhet nga objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Muzeu është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Në muajin që lamë pas 8761 vizitorë vizituan këtë muze në Berat, shifër kjo që bëhet me dije nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat. “8,761 vizitorë në Prill 2026 në Muzeun Ikonografik “Onufri”. +59% krahasuar me Prill 2025. Interesi për trashëgiminë kulturore në rritje”, shprehet QKMB. Muzeu që është ndër më të vizituarit në Berat përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit...
Burimi:
sot.com.al