29 vjet nga vrasja e Gianni Versace, Donatella vazhdon trashëgiminë e ikonës së modës

29 vjet nga vrasja e Gianni Versace, Donatella vazhdon trashëgiminë e ikonës së modës

Kanë kaluar 29 vjet nga vrasja e stilistit legjendar italian Gianni Versace, një ngjarje që tronditi industrinë e modës dhe opinionin publik në mbarë botën. Pas humbjes së tij, trashëgimia e markës u mbajt gjallë nga motra e tij, Donatella Versace, e cila për dekada drejtoi shtëpinë e famshme të modës dhe e shndërroi atë në një nga emrat më me ndikim në industrinë globale. Më 15 korrik 1997, themeluesi i shtëpisë së modës Versace u qëllua për vdekje në shkallët e rezidencës së tij luksoze, Casa Casuarina, në Miami Beach të Floridës. Versace ishte vetëm 50 vjeç dhe ndodhej në kulmin e karrierës. Ai ishte kthyer nga shëtitja e zakonshme e mëngjesit kur u sulmua nga Andrew Cunanan, një vrasës serial i kërkuar nga...