Kultivuan kanabis në Roskovec, policia arreston 2 vëllezërit. Asgjësohen bimët narkotike

Kultivuan kanabis në Roskovec, policia arreston 2 vëllezërit. Asgjësohen bimët narkotike

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Roskovecit. Endri dhe Igli Ajdini u kapën nga uniformat blu në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë kanabis. Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të djegies. “Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues...
Burimi: Javanews.al