Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kujtimet e oficerit britanik: Ndaj kundërshtarëve, Enver Hoxha ishte i pashpirt
– Dëshmia e vitit 2003 e ish-komandant ushtarak të kampit stërvitor të diversantëve shqiptarë në Maltë, David Smiley – Nga: Sokol Gruda Gjatë Luftës së Dytë Botërore, punoi me Enver Hoxhën dhe Abaz Kupin, për organizimin e forcave antifashiste. Me rënien e “Perdes së Hekurt”, stërviti diversantë, për të rrëzuar regjimit komunist. Mbrëmjen e 28 nëntorit 2003, në një pritje të Shoqatës Anglo-Shqiptare në Londër, qëlloi të më prezantonin në shqip, me një burrë në moshë që kishte zënë vend në atë cep të sallës ku rrinin “të zotët e shtëpisë”. Nga tingëllimi i mbiemrit të tij, përzierë me trokitje gotash e copëza bisedash, mendova se kisha takuar babanë e ndonjë prej bashkatdhetarëve në atë pritje. “Jam Dejvid Smajli [David Smiley]”, sqaroi thjesht, duke më...