Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kujdes me parkimin e dyfishtë, kreu i Policisë: Jo më ‘shkelje e lehtë’, parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në tre vjet
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në një deklaratë për mediat ka bërë të qartë se lirimi i hapësirave publike është një detyrë prioritare. Kryepolici Proda thotë se hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë ti përvetësojë, teksa shton se lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. “Në këtë kuadër, dua të ndaj me publikun dhe të paraqes para çdo strukture policore disa pika që janë të panegociueshme dhe prioritare për ditët, javët e muajt në vazhdim:...