Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kujdes ku dhe si parkoni makinën/ Policia me ‘”dorë të hekurt’, e pësojnë 7 shoferë
Shtatë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi janë konstatuar duke parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë. Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për ndalimin e parkimit dysh, policia ka nisur kontrollet, duke ndëshkuar shkelësit. Sa i përket këtyre drejtuesve, sipas policisë janë konstatuar duke parkuar në korsi të dedikuara për shërbimet e emergjencës, biçikleta, transport publik dhe këmbësorë, duke penguar qarkullimin e lirë dhe të sigurt. Njoftimi i policisë: Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 drejtues automjetesh, pasi janë konstatuar duke parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë dhe në korsi të dedikuara për...