“Kujdes dhe ndihmë mjekësore pa asnjë dallim”, Spahiu viziton policët dhe protestuesit e lënduar te ‘Trauma’

“Kujdes dhe ndihmë mjekësore pa asnjë dallim”, Spahiu viziton policët dhe protestuesit e lënduar te ‘Trauma’

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivët e policisë dhe protestuesit e lënduar. Efektivët janë me lëndime në këmbë e në fytyrë. “Mirënjohje për të gjitha ekipet mjekësore dhe infermierore, që gjatë këtyre pesë ditëve kanë qenë pa ndërprerje në krye të detyrës, duke ofruar kujdes dhe ndihmë mjekësore për çdo të lënduar, pa asnjë dallim. Shëndeti dhe jeta e çdo qytetari janë mbi gjithçka!”, shprehet ministrja.