Kujdes çfarë hani! Ushqimet e përpunuara lidhen me rrezikun e goditjes në tru dhe dëmtimit të kujtesës
Petë të çastit, pije freskuese, drithëra mëngjesi të ëmbëlsuara dhe ushqime të gatshme: Ushqimet ultra të përpunuara nuk nënkuptojnë vetëm mungesën e drithërave dhe proteinave të rekomanduara, por mund t’ju ekspozojnë gjithashtu ndaj rrezikut të një „goditjeje të heshtur në tru“ dhe të rënies së aftësive njohëse në moshën e mesme, thonë studiuesit në Kanada. Pas testimit të rreth 9.000 personave në Kanada, të moshës 35 deri në 69 vjeç, shkencëtarët nga Universiteti McMaster dhe Instituti i Kërkimeve për Shëndetin e Popullsisë (PHRI) zbuluan se personat me „konsumin më të lartë“ të ushqimeve të përpunuara kishin 40% më shumë gjasa të shfaqnin një formë dëmtimi të trurit, e cila „mund të rrisë gjasat për një goditje klinike në tru dhe probleme të kujtesës në të...
Burimi:
syri.net