Kuçovë/ Shoqëruan me forcë kryefamiljarin në sy të fëmijëve, pezullohen nga detyra tre efektivët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra tre efektivët e policisë të Komisariatit të Kuçovës, të cilët shfaqeshin në një video në rrjete sociale, duke tërhequr me forcë një person në fshatin Krekëz, ndërsa aty pranë ndodhej edhe një fëmijë duke qarë. Bëhet fjalë për inspektorët Kastriot Meçani dhe Dashnor Dino, oficerë të Patrullës së Përgjithshme, si dhe inspektor Afrim Muka, ndihmësspecialist (SPZ). Gjithashtu ndaj tyre është urdhëruar një hetim disiplinor për shkeljet “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”. Policia sqaron se shoqërimi i shtetasit Dashnor Toska nuk është bërë për një ndërtim pa leje, por për shkak të...
Burimi:
gijotina.com