Ktheu lokalin në pikë lojërash fati, në pranga 47-vjeçari, pronari shpallet në kërkim! Ja çfarë u sekuestrua

Ktheu lokalin në pikë lojërash fati, në pranga 47-vjeçari, pronari shpallet në kërkim! Ja çfarë u sekuestrua

Një tjetër rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është zbuluar në Has, ku gjatë operacionit policor të koduar “Pokeri” janë sekuestruar 10 makineri elektronike dhe një tavolinë pokeri. Policia ka njoftuar se në pranga ka përfunduar një 47-vjeçar, punonjës i lokalit, ndërsa pronari 34-vjeçar është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe fletore me shënime për shumat e luajtura dhe një aparat celular. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm. Njoftimi i Policisë: “Zbulohet dhe goditet një tjetër rast i zhvillimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Sekuestrohen 10 makineri elektronike, 1 tavolinë pokeri dhe sende të tjera. Shpallet në kërkim pronari i lokalit që e kishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Vihet në pranga...