“Kthehuni në atdhe dhe investoni!” BIRN: Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

“Kthehuni në atdhe dhe investoni!” BIRN: Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotografojnë një kishë fshati të ndërtuar në fund të shekullit XIX, një strukturë e bukur prej guri që shpesh shfaqet në broshurat që tërheqin turistët në rajon. Vetëm pak metra më tej, grumbuj druri dhe bazamente prej betoni janë gjithçka që ka mbetur nga dhjetëra kabina druri të ndërtuara për të akomoduar këta turistë, të cilat u shembën nga shteti në korrik. “Ata na shkatërruan jetën, jo vetëm ndërtesat,” tha Kol Gjergj Legata, 63 vjeç, i cili u largua nga Shqipëria komuniste në vitin 1990 për në Jugosllavi dhe më pas në Greqi, duke u kthyer vetëm pesë vite më parë dhe duke investuar, sipas tij, një shumë prej 30...