Kryevepra e Dürer-it nis një restaurim pesëvjeçar pas pesë shekujsh dëmtimesh

Kryevepra e Dürer-it nis një restaurim pesëvjeçar pas pesë shekujsh dëmtimesh

“The Feast of the Rosary”, një prej kryeveprave të Rilindjes që ruhet në Galerinë Kombëtare të Pragës, do t’i nënshtrohet një restaurimi të gjerë pesëvjeçar, me synimin për të korrigjuar dëmet e grumbulluara gjatë më shumë se pesë shekujve. Vepra e Albrecht Dürer-it, e njohur edhe si “Festa e Kurorave të Trëndafilave”, u realizua në vitin 1506 për kishën San Bartolomeo në Venecia. Piktura, e krijuar me teknikën veneciane të vajit mbi dru plepi, paraqet Virgjëreshën Mari me foshnjën Jezus, duke u shpërndarë kurora me trëndafila besimtarëve. Mes figurave të paraqitura janë edhe perandori i ardhshëm Maksimilian I dhe Papa Julius II. Gjendja e veprës ka qenë problematike që nga fundi i shekullit XVI. Materiali i brishtë, dëmtimet e shkaktuara nga kalimi i kohës, si...