Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Kështu deklaron për DW Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, i cili ndodhej për një vizitë në Tiranë. Ai kërkon që SPAK të punojë pa ndërhyrje nga politika, “madje as verbalisht”, dhe e lidh respektimin e standardeve mjedisore me shtetin e së drejtës. Hofreiter paralajmëron se kundërshtarëve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk duhet t’u jepen argumente për ta penguar procesin. DW: Shqipëria është përballur me një nga protestat më të mëdha në historinë e saj për mbrojtjen e mjedisit. Cili është qëndrimi juaj për këtë protestë? Anton Hofreiter: Për mua, çështja është shumë e thjeshtë....