Kryesia e Kuvendit diskuton refomën territoriale, banorët e Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit jashtë protestë: Jemi kundër shkrirjes

Kryesia e Kuvendit diskuton refomën territoriale, banorët e Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit jashtë protestë: Jemi kundër shkrirjes

pamje nga protesta TIRANË- Banorët e Memaliajt e Fushë-Arrëzit po protestojnë sot para Kryesisë së Kuvendit kundër hartës së re territoriale. Në pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet një grup qytetarësh të mbledhur para Kuvendit, me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për riorganizimin territorial. Ndërkohë, paralelisht, Komisioni i Ligjeve po zhvillon mbledhje brenda Kryesisë së Kuvendit, ku po shqyrtohet pr.ligji i ndarjes së re territoriale. Reforma e re territoriale ka nxitur protesta dhe kundërshtime nga disa bashki kanë nisur që pas publikimit të draftit. Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen...