Kryente veprime të paligjshme për procesin zgjedhor, ndalohet i afërmi i kandidates së PD-së në Fier

Kryente veprime të paligjshme për procesin zgjedhor, ndalohet i afërmi i kandidates së PD-së në Fier

Duke iu referuar një denoncimi të Gazment Bardhit lidhur me një incident zgjedhor në zonën e Fierit, ka reaguar Policia e Shtetit. Policia e Fierit sqaron se ka marrë informacione në rrugë operative për një 59-vjeçar, i cili po kryente veprime të paligjshme në kuadër të procesit zgjedhor dhe ka ushtruar kontroll ndaj tij, duke i gjetur një bllok shënimesh zgjedhore. Pas marrjes së deklaratave të tij, Policia thotë se i ka kaluar materialet Prokurorisë. 59-vjeçari, është i afërm i kandidates për deputete të PD-së, zonjës Silva Hasaj, dhe Gazment Bardhi e ka cilësuar këtë veprim të Policisë si presion...
Burimi: Sot.com.al