Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kryengritja e Kurbinit (1903-1906) në një dorëshkrim të At Shtjefën Gjeçovit
Kryengritja e Kurbinit (1903-1906), ishte një fillesë e Kryengritjes së Përgjithshme për Pavarësi, shënohet në një dorëshkrim të pabotuar të At Shtjefën Gjeçovit o.f.m. të titulluar:“Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’Osmanllive. 1903, 1904, 1905, 1906”. Laç, Sebaste. Gjeçovi e ka shkruar këtë dokument ndërsa ishte në fillimshekulline shkuar (vitet 1900-1905), famullitar i Laçit. Dorëshkrimika 116 faqe dhe ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranënë indeks. Drs.1.c.2.(hyrje në bibliotekë pas viteve 90-të). Nuk dihet se si ka vijuarudha e këtij këtij dorëshkrimi deri tek mbërritja këtu, por gjithsesi është fat që ai i ka shpëtuar zhukjes, sikurse ndodhi me shumë shkrime të sivëllezërve të Gjeçovit, për shkak të luftës ideologjike dhe...