Kryeministri spanjoll: Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor
Bota E Hënë, 5 Tetor 2026 09:48 Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 29 nëntor 2026. Vendimi u bë i ditur këtë të hënë në mëngjes përmes një fjalimi televiziv, pas krizës politike të krijuar nga rrëzimi në Parlament i dy dekreteve të qeverisë për krizën e strehimit. Dy masat emergjente synonin forcimin e mbrojtjes së qiramarrësve dhe parandalimin e dëbimeve të personave vulnerabël, në një kohë kur çështja e strehimit ka shkaktuar protesta në disa qytete të vendit. Debati u përshkallëzua veçanërisht pas dëbimit nga banesa të 87-vjeçares Maricarmen Abascal, rasti i së cilës u kthye në simbol të krizës së strehimit në Spanjë. Dekretet u rrëzuan në Kongres pasi Junts iu bashkua Partisë Popullore dhe...
Burimi:
kohajone.com