Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e diskutimit!

Kryeministri Rama mbledh përsëri drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”, zbulohen ora e takimit dhe dy temat e diskutimit!

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të mërkurë (9 shtator) në orën 12:00 mbledh drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk. Në fokus të takimit pritet të jenë sërish dy nisma të prezantuara nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kreu i PS-së ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët. Më 23 gusht, Rama zhvilloi në Pogradec një mbledhje disaorëshe me të deleguarit politikë të PS-së, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë. Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe mënyra e re e organizimit dhe komunikimit me qytetarët. Më 28 gusht, Rama mblodhi në Vilën e Kuqe ministrat dhe drejtuesit politikë...