Kryeministri Rama fton drejtësinë: Tryezë për pagat

Kryeministri Rama fton drejtësinë: Tryezë për pagat

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në 28 shtator një tryezë të përbashkët konsultimi me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend. Tryeza do të mbahet ditën e hënë, më 28 shtator, në orën 12:30, në godinën e Kryeministrisë dhe në fokus të saj do të jetë ligji i ri i pagave për magjistratët. Kryeministri fton drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend në këtë tryezë të përbashkët konsultimi, si pikënisje e një procesi të hapur konsultimi, dialogu dhe bashkërendimi institucional mbi ndërtimin e një mekanizmi të qëndrueshëm, koherent dhe të parashikueshëm për përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane. Në letrën drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë thuhet se diskutimi do të përqendrohet në identifikimin e parimeve, kritereve dhe instrumenteve që...