Kryeministri mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat te Pallati Brigadave
Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Sipas mesazhit, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen pak ditë pas miratimit në Kuvend të hartës se re territoriale. “Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave. Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve..
Burimi:
kohajone.com