Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së

Kryeministri i Ukrainës: Nuk mund të përjashtohemi përgjithmonë nga tregu i BE-së

Ukraina duhet të përballet vetëm me kufizime të përkohshme për produktet bujqësore pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryeministri ukrainas Sergii Koretskyi në Samitin e Zgjerimit të Euroneës, duke paralajmëruar kundër përjashtimeve të përhershme nga tregu i vetëm i bllokut. “Ne i kuptojmë shqetësimet e fermerëve evropianë dhe jemi gati për një diskutim të hapur dhe praktik. Masat kalimtare mund të jenë pjesë e zgjerimit, por ato duhet të adresojnë rreziqe specifike. Dhe të jenë të përshtatshme dhe të kenë kushte të qarta shqyrtimi dhe daljeje”, tha Koretskyi. Muajin e kaluar, Komisioni Evropian propozoi përjashtimin e disa produkteve bujqësore ukrainase, veçanërisht grurit dhe drithërave të tjerë, nga tregu i BE-së edhe pasi Kievi të bëhet anëtar i plotë, pas presionit nga disa shtete anëtare. “Ato...