No Image Available

Kryemadhi: Para se te denonin Fatimen, duhet te me denonin mua dhe Ilirin, do ta ndjek edhe pas vdekjes si proces

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për dënimin e dhënë sot nga GJKKO-ja ndaj nënës së saj, e cila u dënua me 5 vite shërbim prove për shkak të moshës. Kryemadhi tha se ishte një vendim i palogjikshëm, pasi logjika do ta kërkonte ndryshe. Sipas saj, Fatime Kryemadhi nuk mund të dënohej para se të dënoheshin Ilir Meta apo Monika Kryemadhi. Pjesë nga biseda: Rakipi: E prisnit këtë vendim? Si e pritët? Kryemadhi: Në këto 4 vite hetim dhe procese gjyqësore kam mësuar disa metodologji se si funksionojnë. Në fakt, GJKKO-ja, pavarësisht reformës në drejtësi, ka probleme të mëdha. Që nga mungesa e transparencës në procesin gjyqësor, ku nuk lejohet telefoni. Nëse ti hyn në gjykatë, një gazetari e ka të vështirë të rrijë 3 orë...