Kryebashkiaku i Libohovës del në mbështetje të protestës: Prindërit e studentëve të mos ndiejnë turp dhe faj. T’i japim fund heshtjes përballë zërit të qytetarëve

Kryebashkiaku i Libohovës del në mbështetje të protestës: Prindërit e studentëve të mos ndiejnë turp dhe faj. T’i japim fund heshtjes përballë zërit të qytetarëve

Nga Leondard Hide TË KESH FRIKË NGA PROTESTA, APO NGA VESHËT E MBYLLUR? Të protestosh në këtë vend nuk është fundi i botës. Askush nuk duhet të ketë frikë nga zëri i qytetarëve, por duhet të ketë frikë nga veshët e mbyllur. Sepse një shoqëri nuk rrezikohet vetëm kur njerëzit ngrenë zërin, por edhe kur ata që duhet t’i dëgjojnë zgjedhin të heshtin. Ndonjëherë nuk na pëlqen toni, fjalët apo e vërteta që fshihet brenda tyre. Ndonjëherë themi se nuk dëgjuam, vetëm për të shmangur përgjegjësinë. Por përpara se zemërimi të shpërthejë, zakonisht ka qenë një fjalë që nuk u dëgjua, një shqetësim që u shpërfill, një zë që nuk gjeti përgjigje. Kjo nuk e justifikon dhunën, por na kujton se përpara se të gjykojmë...