Kryebashkiaku demokrat i Kavajës sfidoi PS-në/ Balla e sulmon: Bastexhi i rëndomtë

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës sfidoi PS-në/ Balla e sulmon: Bastexhi i rëndomtë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me tone ironike ndaj kryebashkiakut demokrat të Kavajës, Fisnik Qosja, pas deklaratës së këtij të fundit se do të fitojë sërish zgjedhjet vendore në vitin 2027, edhe pas bashkimit të Kavajës me Rrogozhinën. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Balla u pyet nëse Kavaja do të përbënte një bast të humbur për Partinë Socialiste, duke iu referuar deklaratës së Qosjas për fitoren e ardhshme. Në përgjigjen e tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së e lidhi figurativisht çështjen e zgjedhjeve me bastet, duke pretenduar se kryebashkiaku vendos baste në mënyrë të paligjshme.“Ky vendos baste në mënyrë të paligjshme. Unë vullnetin e popullit të nderuar të Kavajës nuk e zbres në nivelin e një bastexhiu të...