Kryebashkiakja e Dimalit zbulon përplasjen me Maznikun për Territorialen

Kryebashkiakja e Dimalit zbulon përplasjen me Maznikun për Territorialen

Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj, ka ngritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shkrirja e bashkisë që ajo drejton, veçanërisht për aksesin e qytetarëve në shërbimet publike. E ftuar në emision televiziv, Memaj u shpreh se problemi kryesor për banorët do të jetë largësia, e cila mund ta vështirësojë marrjen e shërbimeve administrative. Për këtë çështje, kryebashkiakja bëri të ditur se ka pasur edhe debate me Arbian Maznikun, kryetarin e Komisionit për Reformën Territoriale dhe kolegun e saj socialist. Diskutimi vjen në kuadër të debatit për reformën territoriale, e cila parashikon ndryshime në organizimin e njësive të qeverisjes vendore. Shqetësimi i ngritur nga Memaj lidhet me mënyrën se si këto ndryshime mund të ndikojnë te banorët, veçanërisht ata që jetojnë larg qendrave administrative. Intervista...