Krujë/ I vunë zjarrin kanalit me shkurre e kallamishte, flakët u afrohen banesave

Krujë/ I vunë zjarrin kanalit me shkurre e kallamishte, flakët u afrohen banesave

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kanali me shkurre e kallamishte në fshatin Gramëz në Thumanë të Krujës, duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Për pasojë, zjarri rrezikon seriozisht fshatin, pasi flakët të favorizuara dhe nga era janë shpërndarë duke përfunduar në oborret e banesave. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses, bëri të mundur që një banesë ku flakët kishin depërtuar në oborr të mos digjej. Sakaq vijon puna për lokalizimin e flakëve në afërsi të zonës së banuar. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm nga banorë të zonës, të cilët përdorin këtë praktikë për të pastruar arat nga shkurret e ferrat.