Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

Zjarri masiv që ka rënë tek magazinat e tregut të rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, nuk po neutralizohet akoma, megjithëse prej më shumë se 1 ore forcat zjarrfikëse po tentojnë ta shuajnë.  Në vendngjarje ishte dhe prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se shuarja e flakëve është e vështirë pasi forcat zjarrfikëse janë të pamjaftueshme.  “Kemi një zjarr masiv te ish-uzina Dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë.  Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet...