Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri që ka përfshirë magazinë e rrobave të përdorura që ndodhet në rrugën “5 Maji” në Tiranë është vënë nën kontroll. Kjo u bë me dije nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e cila theksoi mes të tjerash në një deklaratë për mediat se nuk ka asnjë rrezik për përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Ristani shtoi se do të duhet kohë për të shuar zjarrin deri në fund, për shkak se zona e përfshirë nga flakët ka një perimetër shumë të gjerë. “Qëllimi ka qenë eliminimi i zjarrit vetëm në kapanonin e parë, por për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në të gjitha drejtimet, u përhap edhe në kapanonin e  dytë. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit...