Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Zjarri te “5 Maji”, situata mbetet alarmante! Gazetari në Quo Vadis: Frikë për përhapjen e mëtejshme të flakëve
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, në një lidhje me emisionin “Quo Vadis”, të moderuar nga Pranvera Borakaj, theksoi se situata mbetet alarmante dhe autoritetet janë ende në tension, pasi flakët mund të përhapen në vatra të reja. Ai tha se deri në këto momente janë 60 forca zjarrfikëse në terren dhe po punohet intensivisht për neutralizimin e zjarrit. Më tej, Barkaj theksoi se ka dyshime që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, megjithëse pritet ende përfundimi i hetimeve. Pjesë nga biseda: Barkaj: Janë përhapur vatrat e zjarrit. Janë shkrumbuar të gjitha bizneset brenda një kapanoni. Aktualisht janë 60 forca zjarrfikëse me 11 mjete në terren. Flakët janë përhapur dhe janë aktivizuar vatra të tjera zjarri. Janë kërkuar shërbime shtesë zjarrfikëse, si...