Zjarri te “5 Maji”, Ristani qetëson banorët: Nuk ka rrezik për jetë njerëzish, kemi vënë nën kontroll flakët

Zjarri te “5 Maji”, Ristani qetëson banorët: Nuk ka rrezik për jetë njerëzish, kemi vënë nën kontroll flakët

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi nga zona e “5 Majit” se zjarri është vënë nën kontroll. Ajo qetësoi banorët që jetojnë përreth zonës, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezik për ta. Sipas Ristanit, po punohet për eliminimin e plotë të flakëve. “Do të duhet edhe pak kohë për t’u eliminuar plotësisht. Përhapja ka qenë shumë e madhe. Për fat të keq nuk mundëm të shpëtonim kapanonin, por dua të theksoj se zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët”, tha Ristani.