Zjarri përfshin bimësinë tek ‘pushimi i shoferit’ në Lushnje, u rrezikuan bizneset

Zjarri përfshin bimësinë tek ‘pushimi i shoferit’ në Lushnje, u rrezikuan bizneset

Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë bimësinë e thatë në një kanal në afërsi të vendit të quajtur pushimi i shoferit në autostradën Lushnje Fier. Duke parë se zjarri i ndihmuar nga era e fortë po përparonte drejt disa bizneseve të zonës është njoftuar policia dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë shërbimi i mbrojtjes nga zjarri i bashkisë Lushnje si dhe polica e qarkullimit rrugor. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që vatra e zjarrit të izolohet dhe të shihet duke mos përbërë rrezik për bizneset ngjitur me vatrën e zjarrit. Ky është një nga ato raste kur papërgjegjshmëria e ndezjes së një zjarri mund të rezultonte fatale për bizneset pranë. Sipas zjarrfikësve zjari ka qenë aksidental dhe mund të...