Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet
Një pjesë e tregut të rrobave të përdorura në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte pasdite. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të tregut. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr ndërsa banorët e zonës janë alarmuar nga tymi dhe flakët e mëdha.