Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit
Skënder Hita është emëruar në krye të Policisë së Shtetit. Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga 14 kandidaturat që ishin në total. Lajmi është bërë me dije nga Ministri për Punët e Brendshme, Besfort Lamallari i cili deklaron se zgjedhja e Skënder Hitës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Sipas Lamallarit, Hita u ka dëshmuar vizion strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve. “Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga...
Burimi:
javanews.al