Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit
Protesta e dhunshme e PD-së në 28 shkurt, ku militantët e Berishës sulmuan me molotovë vilën e Enver Hoxhës dhe rrezikuan jetët e artistëve që ndodheshin brenda saj, çoi në shkarkimin e Ilir Prodës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Proda u shkarkua me pretendimin se nuk siguroi jetët e qytetarëve gjatë protestës, ndërkohë që në vend të tij u emërua zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga. Ndërkohë Report TV ka siguruar ditën e sotme urdhrin e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu për komandimin e Bizhgës si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Kujtojmë se gjatë protestës së PD-së në 28 shkurt u hodh një sasi e madhe molotovi në vilën e Enver Hoxhës, sot qendër artistike ku brenda saj ndodheshin...
Burimi:
javanews.al