Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Zbardhen 3 vjedhje me armë në Krujë, shpallet në kërkim autori
Policia e Krujës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ends”, duke zbardhur tre raste vjedhjeje me armë të ndodhura një ditë më parë. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar, një 30-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje me armë, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Nga hetimet rezulton se shtetasi E. N. (Ll.), 30 vjeç, banues në Mamurras, dyshohet se në orët e para të mëngjesit ka vjedhur një automjet taksi, pasi ka kanosur me armë zjarri drejtuesin e saj. Më pas, 30-vjeçari dyshohet se ka lëvizur me automjetin e vjedhur në drejtim të qytetit...