Vr*sja e biznesmenit në Elbasan, Apeli lë në burg Xhino Agon
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Xhino Agon, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan, në nëntor 2025. Ndonëse la në fuqi masën e caktuar më herët nga Shkalla e Parë, Apeli vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tij në flagrancë. Mëhalla u vra me armë zjarri brenda makinës së tij në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.
Burimi:
kohajone.com