Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

Është arrestuar pas 11 ditësh në Tropojë sonte në 2 mars 2026, vrasësi i Egli Pashollarit. Autori G.B. u prangos në vendlindjen e tij, pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit në Tiranë, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj. I riu Pashollari u sulmua në mes të ditës në kryeqytet përpara disa ditësh, sapo ai doli nga makina. Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në anë të trotuarit. Mësohet se vrasësi kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo e reja ka hipur në makinë, autori ka parë...