Vrasje, atentate dhe dosje të pazbardhura, ngjarjet kriminale që tronditën vendin në vitin 2025

Vrasje, atentate dhe dosje të pazbardhura, ngjarjet kriminale që tronditën vendin në vitin 2025

Gjatë vitit 2025, Shqipëria u përball me një seri ngjarjesh të rënda kriminale, ku vrasjet dhe atentatet tronditën opinionin publik në disa qytete të vendit. Nga Shkodra, Tirana, Lezha e Durrësi, deri në Elbasan e Vlorë, krimet u shënuan shpesh për motive hakmarrjeje, gjakmarrjeje, konflikte pronësie apo sherresh banale. Në disa raste autorët u arrestuan, ndërsa një pjesë e ngjarjeve mbeten ende të pazbardhura, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë publike dhe nivelin e kriminalitetit në vend. SKEDAT E KRIMIT -Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj. Motivi: Një konflikt i lindur për shkak të një lidhjeje që viktima kishte prej gjashtë vitesh...