Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin
Sot në 24 shkurt, është lënë në burg autori i vrasjes në Kavajë, L.D. Ai dyshohet se vrau një shtetas S.I., ndërsa si arsye dha faktin se viktima i kishte parkuar makinën ngjitur me murin e banesës së tij. Policia në vendin e krimit sekuestroi edhe thikën, me të cilën ishte kryer vrasja. Aktin makabër e kreu m’u përpara portës së banesës së tij dhe më pas zgjodhi të arratisej. S.I. mori plagë tejet të rënda, duke ndërruar jetë pasi mbërriti në spital. Njoftimi i gjykatës: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit L.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje” dhe...
Burimi:
javanews.al