Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë
Publikohet video vrasjes me thikë të Egli Pashollarit në Tiranë. Pamjet e siguruara nga Vizion Plus tregojnë momentin kur autorët dy djem dhe një vajzë e sulmojnë fizikisht duke e goditur me grushte dhe shkelma. Më pas njëri nga autorët godet me thikë 32 vjeçarin i cili shihet nga pamjet kur hipën në makinë I riu humbi jeten gjatë transportimit për në spital për shkak të plagëve nga goditja e thikës.
Burimi:
javanews.al