Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg për jetë, Altin Hajrin aktualisht në kërkim

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg për jetë, Altin Hajrin aktualisht në kërkim

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-s. Ai mohoi akuzat përmes avokatit të tij dhe tha se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit. Jan Prenga, pasi u mor peng, u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku mendohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk. Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri janë dy nga figurat kyçe të dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kyçe të SPAK. Për këtë ngjarje rezulton i dënuar me burg për jetë edhe Festim Bexhdili, kopshtari i resortit Golden. Ai është shpallur...